Bashkimi Evropian mirëpriti lajmin për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.
Pritjet për “këmbim” të heqjes së taksës me liberalizim të vizave janë evidente sipas ekspertëve.
Një pritje të tillë e ka edhe njohësi i rrethanave politike në vend Rrahman Paqarizi, shkruan arbresh.info.
“Liberalizmi i vizave mund të jetë një nga shpërblimet e para që do ta merrte Kosova, në këmbim të heqjes së tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, është shprehur ai.
Albin Kurti bëri të ditur se nga 15 marsi do të heqë taksën pjesërisht, kryesisht për lëndë të parë. Ndërsa, taksa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina do të hiqet tërësisht nga 1 prilli, duke e zëvendësuar me masën e reciprocitetit. Sipas Kurtit, nëse Serbia nuk i përmbahet marrëveshje të arritura deri më tani, dhe nëse nuk e ndalë fushatën për mos njohjen e Kosovës, taksa do të rikthehet pas 90 ditëve./arbresh.info/
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë