Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, zhvilloi një takim me juristë dhe avokatë shqiptarë që veprojnë atje, të cilët i cilësoi si mbështetje të fuqishme në rrugën tonë për shtet të fortë ligjor.
Me këtë rast, Gërvalla vlerësoi lart profesionalizmin dhe integritetin e tyre, duke theksuar se eksperienca e tyre në sfidat dhe sukseset e sistemit juridik zviceran përbën një aset të pazëvendësueshëm për institucionet tona.
“Rrjeti i tyre profesional krijon mundësi të jashtëzakonshme për koordinim, shkëmbim dijesh dhe projekte të përbashkëta me Odën e Avokatëve dhe institucionet e drejtësisë në Kosovë, si instrument ndihmës për forcimin e strukturave ligjore dhe avancimin e drejtësisë”, deklaroi ajo.
Takime të tilla, siç theksoi Gërvalla, rikujtojnë se mërgata jonë është një rezervuar i jashtëzakonshëm i dijes me potencial për të ndërtuar një sistem drejtësie të fortë dhe efikas.
“Gatishmëria e tyre për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë është një shans i jashtëzakonshëm që duhet kanalizuar në strategjitë tona institucionale, për të konsoliduar një shtet ligjor që respekton standardet më të larta dhe një drejtësi që përgjigjet realisht ndaj të gjithë qytetarëve”, përfundoi Ministrja Gërvalla.

Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë