Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, nesër do të largohet nga Kosova duke përfunduar kështu mandatin e tij 3 vjeçar.
Diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që i duhet të largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe COVID-19.
Por Heldt ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për të takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë.
“Në gjermanisht është një shprehje që thotë “ende e kam një valixhe në Berlin”, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt.
Before leaving #Kosovo tomorrow: Thank you for making me discover, for making me appreciate and, to those who grew close, thank you for your friendship. It is a hard cut under Corona circumstances, so not “farewell”, but definitely “auf Wiedersehen”. Faleminderit, hvala, Danke! pic.twitter.com/m2lJRfdSWP
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 23, 2020
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...