Agjencia kundër Korrupsionit, organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet konform Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.
Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...