Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, duke thënë që LDK-ja nuk e ka në kulturën e vet që t’ia mbyll dyert askujt.
“Vjosa Osmani tash e 20 vjet e di që e ka “derën e hyrjes” në LDK. Është çështje e brendshme që lidershipi i LDK-së, në veçanti udhëheqja e saj e lartë që përfshin kryesinë e LDK-së dhe do ta diskutojmë në mënyrë që të kemi mirëkuptim. LDK nuk e ka në kulturën e vet çeljen e dyerve dhe largimin e njerëzve”.
Haziri ka theksuar në Info Magazine që LDK-ja është viktimë e linçimeve në rrjete sociale.
“Linçimet në rrjete sociale dhe metodat denigruese nuk i njeh kultura jonë politike”.
Në seancën e djeshme, Vjosa Osmani, ka votuar kundër mocionit bashkë me dy deputetë tjerë të LDK-së.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman