Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se viti 2023 do të sjell një marrëveshje Kosovë – Serbi me krijim të “Zajednicës” dhe injorim të së kaluarës.
Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se viti 2022 mund të quhet vit i humbur për njohje reciproke me Serbinë, përcjell arbresh.info.
“Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër një njohje te nxjerrë nga Republika e Serbisë për Republikën tonë, ndërsa vitit 2023 do të jetë me marrëveshje të përkohshme, me status të paragjykuar për Republikën e Kosovës, me injorim të të kaluar së afërt dhe me krijim të Zajednicës plus”, ka shkruar Haziri.
Numri dy i LDK-së ka thënë se kryeministrit Kurti i janë dashur plot dhjetë vjet që të kuptojë se marrëveshja Kosovë – Serbi e vitit 2013 ka qenë “e keqja më e vogël për Kosovën”.
“U deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën sa i përket akomodimit të pakicës serbe në nivel të pushtit lokal, në kuadër të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se kjo marrëveshje e Ohrit i ngjan asaj të Prespës dhe nuk zgjidh ndonjë gjë, marrë parasysh vështirësitë që ngërthen në vete.
“Marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore, e cila në substancë ka debllokuar një proces, por në implementim pritet të dalin vështirësi serioze. Tashmë është një akt i kryer. Kjo do të mbahet në mend si marrëveshja e parë e kryeministrit Kurti me katër probleme serioze brenda saj”, ka shkruar Haziri.
LDK-ja ka dalë kundër dakordimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb në Ohër për pranimin e zbatimit të planit të Aneksit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Nga kjo parti thonë se kryeministri Kurti e ka harruar të kaluarën dhe po mundëson krijimin e Asociacionit, veçse me emër ndryshe, pra, vetë-menaxhim./arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen