Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka lavdëruar mërgatën për kontributin e dhënë, duke i quajtur si ‘heronj të gjallë’, por ka theksuar se ata nuk janë determinues të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë.
“Ndarja e mërgatës ka ndodhur para tri vjetëve. Është një e vërtetë tjetër e madhe dhe nuk është kontradiktore fjala jeme që me kënd bahet mërgata ia jep shkëlqimin fitores, por nuk janë determinues të rezultatit”, ka thënë Haziri në Kanal 10.
Haziri gjithashtu ka komentuar edhe deklarimin e Rohde për fushatën parazgjedhore të opozitës në Gjermani, duke thënë se VV pasi i përfundoi takimet e veta, ‘kritikat’ e dhëna nga Gjermania ia adresoi opozitës.
“E kemi pru punën që ambasadat me punu për një parti politike me organizu tubime dhe takime. Gjermania edhe presidentët e Turqisë ua ka ndalu tubimet politike e tash VV i kryjti takimet e veta e ia la opozitës”, ka thënë Haziri.
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...