Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur kritik ndaj përdorimit të karrigeve si mjet për të fituar karrige brenda strukturave të partisë së tij.
Ka thënë se duhet marrë shembull Vitinë. E këto i ka thënë në një fjalim që ka mbajtur në zgjedhjen e strukturave të kësaj dege.
“Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrige në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurrojë askund. Dijeni që populli shqiptar është gërditë tash e 106 vjet nga arroganca. Nga ‘muskujt’ kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut. Vetëm me durim, mirëkuptim, tolerancë e afrim, fitohet besimi në familje politike. Në të kundërtën, veç lodheni. LDK është parti vlerash, e besës dhe shpresës”, ka thënë Haziri, në fjalën e tij përshëndetëse në Kuvendin Degës në Viti.
E ka quajtur “komunë shembull se si rikthehet LDK në qeverisje, i rritjes së solidaritetit dhe besimit politik deri në fitore pa balotazh të Sokol Halitit”.
Kujtojmë se LDK-ja është në proces të zgjedhjeve të brendshme, derisa në disa nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur konflikte mes konkurrentëve për pozita drejtuese e vendimmarrëse. Karriget janë përdorur në degën e tretë në Prishtinë, që njihet ndryshe si dega e Presidentit Ibrahim Rugova.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në