Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në këtë komunë janë 73 raste aktive me COVID-19.
“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje”, ka shkruar Haziri në Facebook./arbresh.info/
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Lutfi Haziri
Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje. Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv!
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...