Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar lidhur me rastin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo që u akuzua nga disa banorë të lagjes “Dardania” në kryeqytet se të njëjtit i ka keqtrajtuar gjatë luftës.
Ai e ka cilësuar këtë rast të ministrit Rikalo si të ngjashmë me ministrin e dikurshëm për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq që ishte shkarkuar nga kryeministri Mustafa.
“Rasti Rikalo i përngjan rastit Jabllanoviq dhe askush nuk merret seriozisht se a ka dyshime apo jo që ka cenuar jetën e qytetarëve të Kosovës”.
“Për rastin Jabllanoviq u bë protestë qytetare, u bë presion publik. Mustafa e ka shkarkuar edhepse i ka kushtuar me bojkot nga Lista Serbe”.
Haziri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ministri Rikalo duhet të ballafaqohet me drejtësinë.
“Duhet të trajtohet seriozisht shqetësimi i qytetarëve, rasti duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit. Duhet ta ballafaqonte me drejtësinë”.
“Asnjëherë nuk mund të themi që duhet dhe mund të amnistohen për shkak se kanë hyrë në Qeveri”.
“Jam kundër çdo tendencë qëllimkeqe me njollos njerëz por unë i besoj asaj familje, ata banorë kanë mbijetuar në Prishtinë, nuk ka arsye me dal pas 17 vjetëve dhe me thënë që janë ballafaquar me probleme të tilla”.
“Si rast duhet të trajtohet seriozisht”.
Por Haziri nuk ka lënë edhe pa thumbuar Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin nga Vetëvendosja.
Ai ka zënë shkas një deklaratë të ministrit Rikalo që ka thënë se bashkë me Shpend Ahmetin kanë punuar ne fondacionin Soros derisa me Albin Kurtin në vitin 2003 kanë themeluar KAN-in.
“Ata që bëjnë protesta si duket e kanë pasur far jarani pas luftës”.
“Unë kam thënë edhe para disa jave që KAN-i nuk ka qenë organizatë nacionale, pas luftës ka qenë organizatë e guximshme që ka tejkaluar politikat e kohës, ka reaguar guximshëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”.
Ai ka thënë se për këtë çështje duhet të sqarohen vetë figurat që janë përmendur, por që sipas tij, më e rëndësishme është se çfarë ka bërë Rikalo para luftës dhe a ka kërcënuar jetën e njerëzve.
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...