Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar nënën e Erona Coklit, 21 vjeçares e cila dyshohet që u privua nga jeta nga ish-partneri i saj në muajin Prill në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ka dëgjuar përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës, shkruan Arbresh.info.
“Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria.”, ka shkruar ajo.
“Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe.”, shtoi Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tregoi edhe mesazhin e zonjës Melihate për të gjitha vajzat.
“Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës.”, shkroi ajo.
“Me Melin ky nuk ishte takimi i parë dhe u dakorduam që të mos jetë as i fundit.”, përfundoi e para e Drejtësisë./Arbresh.info/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...