Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, të hënën është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Temë diskutimi ishin çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shikuar nga këndi i këtij dikasteri.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Alban Bajrami, tha se Kosova është vendi i parë që e ka votuar Konventën e Stambollit dhe se po e trajtojnë me prioritet parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës seksuale.Për këtë temë, më gjatë foli ministrja Albulena Haxhiu.
Ajo tha se me marrjen e mandatit, parandalimi i kësaj dukurie është bërë prioritet. Theks të veçantë tha se i kanë dhënë miratimit të akteve nënligjore, me ç’rast është edhe ofrimi i ndihmës juridike falas.Madje tha se për ata prokurorë e gjyqtarë që nuk i kanë kryer detyrat do ketë një vlerësim të qartë.
“Në momentin që është themeluar komisioni e kam mirëpritur sepse e konsideroj të rëndësishme trajtimin e këtyre çështjeve. Që nga momenti që kam pranuar punën, çështja e dhunës në familje është bërë prioritet. Për këtë qëllim e kemi miratuar strategjinë nacionale kundër dhunës seksuale dhe po ashtu ne kemi miratimit një sërë aktesh nënligjore. Ndër to janë ofrimi i ndihmës juridike falas”.
“Gjatë këtij viti kemi ndarë buxhet për strehimoret dhe këtë vit kemi ndarë rreth 900 mijë euro dhe është buxheti më i madh për këto strehimore. Ndërsa 1.5 milionë janë ndarë për subvencione për organizatat që merre me parandalimin e kësaj dukurie”, u shpreh Haxhiu.
“Deri tani nuk kemi parë veprime ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të kenë marr veprime disiplinore. Do ta kemi një pasqyrë të qartë se kush nuk i ka kryer detyrat dhe kush është dashur të bëjë më shumë”, u shpreh Haxhiu.
E deputetja Duda Balje, kërkoi të di për dështimin e sistemit në parandalimin e rasteve të dhunës në familje. E ministrja Haxhiu, dha dy çështje që sipas saj, ndodhin këto raste.
“Mendoj që problemet kryesore për këtë çështje janë mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mentaliteti patriarkal. Mendoj që rastet e dhunës ka më shumë se sa që raportohet”.
“Unë them se nuk është e rëndësishme vetëm të raportohet dhe se ka raste kur raportohet, por nuk ndërmerren masa”, u shpreh Haxhiu, teksa kritikoi institucionet e drejtësisë për siç tha lirimin e dhunuesve dhe shqiptimin e masës me lirim në procedurë të rregullt.
“E keni rastin e Hamide Magashit, i cili u lirua në procedural të rregullt dhe nga dhunues u rikthye në vrasës”, tha tutje Haxhiu./eo
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...