Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas takimit me kryetarët e partive, para mediave tha se për çështjen e presidentit së pari duhet t’i ketë nënshkrimet e kandidatëve për president më pas të vazhdojë me procedura të tjera.
Haxhiu tha se sapo të përfundojnë procedurat e tjera do të thirret një seancë.
“Për këtë çështje ju lutem të diskutoni me përfaqësuesit e LVV-së. Natyrisht, si Kuvend ne duhet t’i kryejmë përgjegjësitë që kemi. Unë, sapo t’i kem nënshkrimet, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga dy kandidatë, do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me këtë. Para së gjithash, do të kemi takime me të gjitha partitë politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Sipas interpretimeve, më 4 mars gjithçka do të përfundojë, mirëpo nuk mund të veproj pa i pasur nënshkrimet e kandidatëve”, tha Haxhiu.
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit