Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar Masakrën e Lubeniqit, ku forcat serbe vranë dhe masakruan 118 civilë shqiptarë, nga të gjitha moshat, pa dallim.
Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se paramilitarët serbë ekzekutuan barbarisht 59 burra në qendër të fshatit, ndërsa trupat e tyre u zhdukën në varreza masive në Serbi.
“Në mesin e viktimave ishte një foshnjë 18-muajshe dhe një grua shtatzënë, duke u bërë dëshmi e një krimi që nuk mund të harrohet e as të falet kurrë.”, ka shkruar ajo.
“Kujtesa jonë është rezistencë, drejtësia është e panegociueshme dhe kërkimi i përgjegjësisë për këto krime nuk do të ndalet kurrë!”, u shpreh Haxhiu./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës