Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka dalë e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm që njeh përpjekjet e kësaj qeverie për realizim të reformës në drejtësi.
“Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, si Republikë e Kosovës radhitemi e dyta në botë si shteti që kemi shënuar përmirësim në këtë fushë. Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo shtoi se këto sinjale që po e njohin progresin në fushën e drejtësisë janë edhe thirrje për vetë bartësit e sistemit, që sa më parë dhe pa asnjë kusht të bashkëngjiten në këtë proces, “në mënyrë që të bëhemi shembull për ligjshmëri, transparencë, efikasitet dhe kredibilitet për qytetarët tanë e gjithashtu në sprektrin ndërkombëtar”, ka shtuar Haxhiu./arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?