Analisti Baton Haxhiu gjatë një tryeze të përbashkët më kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryeministrin Hashim Thaçi e përfaqësues të shoqërisë civile ka thënë se kanë të drejtë qytetarët kur thonë se koalicioni PDK-LDK nuk ka drejtues të mirë dhe se kjo vjen si pasojë e veprimeve të papërsosura.
“Ju nuk po bëni asgjë të përdorni shtetin për të palejuar gjërat e palejueshme. Ju ose duhet të përdorni forcën për të ndaluar këto gjëra ose forca e palejueshme të ta rrëzoj shtetin.
Shumë nga kundërshtarët tuaj po e quajnë skandaloz koalicionin po ju akuzojnë për qëndrim dashamirës sepse këtë po e bëni para aktit të kryer shembull është vendimi për të përkrahur asociacionin.”, ka thënë Haxhiu.
Ai gjithashtu iu ka thënë qeveritarëve se nuk jeni transparent dhe po hezitoni të ballafaqoheni me atë që po ndodh në vend.
“E keni si afektim për arsye se e dini në të vërtetë dhe mendoni se mund të ndikoj të qytetarët andaj i ikni asaj të vërtete dhe kështu mbetet pezull.
Ai komentoi edhe mos shkarkimin e asnjë prej anëtarëve të sigurimit të Kuvendit pasi gjithë atij gazi që qështë futur në Kuvend.
“Si është e mundur që sa gazi hyn në kuvend dhe nuk shkarkohet asnjë anëtarë i sigurimit të kuvendit. Unë si qytetarë e shoh këtu se ju nuk respektoni rendin juridik”, tha ai./Arbresh.info
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...