Në shënim të 14 Prillit, që njihet si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe të mbijetuar të dhunës seksuale, kanë bërë homazhe te Memoriali “Heroinat”.
Me këtë rast, Haxhiu bëri të ditur se gjatë kohëve të fundit janë ngritur edhe 12 aktakuza për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Kemi tri vendime gjyqësore dënuese për raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dy prej tyre në Gjykatën Themelore, ndërsa një ka marrë formën e prerë”, deklaroi ajo.
Ajo shtoi se rrëfimet e grave dhe burrave që i kanë mbijetuar kësaj dhune dëshmojnë se institucionet kanë ende shumë punë për të bërë.
Ndryshe, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë ...
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje