Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga Këshilltari i Lartë dhe Shefi i Kabinetit Genc Nimoni, është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Jennifer Blakeney.
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbott në takim biseduam për agjendën e përbashkët dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me reformën në sistemin e drejtësisë. Konkretisht palët vunë theksin tek procesi i vetingut, Strategjia për Sundim të Ligjit, përfshirë edhe pakon e ligjeve të sistemit prokurorial.
Ministrja Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e vetingut. Tutje Haxhiu ka njoftuar ambasadorin me hapat e ndërmarr derisa ka vlerësuar si shumë të nevojshëm intensifikimin e bashkëpunimit me ambasadën britanike me qëllim të avancimit të mëtejmë të këtyre proceseve të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend.
Në takim, gjithashtu u vlerësua fakti se Kosova dhe Britania e Madhe prej vitesh kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e drejtësisë, duke shprehur interes për zbatimin e programeve ekzistuese të bashkëpunimit dhe njëherit duke u zgjeruar më tej në fusha të reja.
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë