Hatim Baxhaku, tregon arsyen e përjashtimit nga lista e LDK-së!

17:54 | 23 Maj 2017

Ish deputeti nga radhët e LDK-së, Hatim Baxhaku konsideron se kundërshtimi i marrëveshjes për Demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka ndikuar që partia e tij të mos e fut më në listën zgjedhore.

Baxhaku, i cili është shprehur i befasuar me vendimin e partisë të cilës i takon, vlerëson se nuk ka pasur asnjë arsye për tu përjashtuar nga lista.

“Nuk ka asnjë arsye, pse mos me qenë në listë”, ka deklaruar ai.

I pyetur se cila mund të ketë qenë arsya e mos-përfshirjes së tij në listën e LDK-së me kandidatë për deputetë të Parlamentit të Kosovës, Baxhaku theksoi se mospajtimi me udhëheqësit e partisë karshi çështjeve të rëndësishme për vendin mund të ketë qenë arsya.

“Arsyeja e vetme mund të jetë pse nuk e kam votuar presidentin edhe pse kam pasur disa dyshime në saktësinë e demarkacionit”, u shpreh ai.

Në listën zgjedhore të LDK-së, nuk janë përfshi edhe tre nga ish-deputetët kundërshtues të Demarkacionit, që i takojnë legjistraturës së fundit, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi e Fatmir Rexhepi.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme nacionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara