Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vendi është futur në një krizë serioze buxhetore si pasojë e, siç tha ai, keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti.
Hasani theksoi se përgjegjësia bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë.
Hasani u shpreh se opozita nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për mosvotimin e buxhetit, pasi Qeveria Kurti e ka sjellë vendin në këtë situatë.
“Qeveria Kurti me kryeministrin e saj pretendon se ne jemi të detyruar t’ia votojmë buxhetin. Ne nuk morëm pjesë sepse procesi ishte i padrejtë dhe joligjor. Nuk mund të miratohet buxheti kur nuk ka qeveri funksionale. Ne nuk dinim as kush ishte opozita e kush pozita për 46 orë në seancë, kanë thënë: ‘Ju po e bllokoni Kuvendin’, sepse ai i ka djegur të gjithë kandidatët,” u shpreh Hasani në Tëvë1.
Ai shtoi se Qeveria ka pasur qëndrime kontradiktore dhe ka tentuar ta mbajë përgjegjëse opozitën për krizën:
“Kur erdhi puna për qeveri, pasi votuan Dimal Bashën, dolën e thanë se nuk kanë numra. E pastaj prapë kërkonin mbështetjen tonë. Si mund të kërkojnë mbështetje kur vetë gjatë seancave të kaluara na quanin bllokues? Tash, kujtohen se nuk e kanë shumicën. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një keqmenaxhimi politik të Lëvizjes Vetëvendosje për 9 muaj,” tha ai.
Hasani kritikoi edhe pretendimin e Kurtit për shumicë parlamentare:
“Çfarë kandidati je ti kur thua se ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të formosh qeverinë? Me 32 deputetë e ka bërë qeverinë Hashim Thaçi, me 36 është bërë qeveria, e madje edhe me 26.” — shtoi ai.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...