Ish- ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, i cili u largua nga NISMA për tu bërë pjesë e AAK-së, ka dalë me një njoftim.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se është i lumtur që iu bashkua AAK-së.
Ai e ka quajtur kryeministrin Haradinaj njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.
“Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton”.
Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK. Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!”, ka shkruar Bajrami.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...