Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka theksuar se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.
Ai ka përshëndetur përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.
“Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...