Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në Rubikon të KTV-së, prezantoi një dokument, që sipas tij, tregon komunikimin që ka bërë qeveria në krye me Isa Mustafën, konkretisht komunikim elektronik mes ministrit Lutfi Zharku dhe Bechtel & Enkas.
“E kam marrë një komunikim intern të miqve të mi të qeverisë kaluar, ministrit dhe Bechtel & Enkas. Komunikim rreth obligimeve, me datë, me orë, vendin, kush, çka ka komunikuar”, ka thënë ai.
“Nëse ne nuk e kishim kryer këtë obligim, se këtu edhe shkruan, nëse nuk gaboj prej 62-63 milionë ka zbrit në shumën 53, që do të thotë 10 milionë më pak, në secilin Arbitrazh ky do ta fitonte rastin“, ka thënë Haradinaj.
Kosova ishte dakorduar më 2014 me konzorciumin amerikano-turk që tri vjet ta ndërtonin autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për 599.9 milionë euro. Punimet do të duhej të përfundonin me 20 janar të vitit 2018, por vonesat në pagesa bën që Qeveria të kërkojë që afati të shtyhej edhe një vit, saktësisht deri më 31.12.2018.
Si pasojë e këtyre vonesave, Bechtel & Enka në fund të muajit nëntor 2017 dorëzoi një dokument në Ministri të Infrastrukturës me pretendimin prej 63 milionë eurosh.

Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë