Pas përfundim të mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje ministrave të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.
“Ju e dini se tani kemi seancë të jashtëzakonshme, debat për gjendjen në Telekom. Unë do t’i bashkohem seancës një pjesë të kohës dhe ministrat është mirë që të kalojnë më shumë kohë në seancë ën respektim të deputetëve”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe për pak minuta pritet të filloj seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për gjendjen në Telekom dhe masat që ka marrë Qeveria në zbatimin e Rezolutës së vitit të shkuar.
Kjo seancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./Arbesh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...