Kryetari iAAK-së, , Ramush Haradinaj, ka takuar senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, në takimin e mbajtur në senatin amerikan në Uashington.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj, e ka falënderuar senatoren Ernst për kontributin e lartë që Iowa ka dhënë për shtetin e Kosovës.
“Gjatë takimit theksova se në procesin e shtetndërtimit, shteti i Iowa-s ka dhënë kontribut të lartë ndërsa mbështetja dhe kontributi personal i senatores Ernst është i skalitur në historinë tonë. Bashkëpunimi në shumë fusha, si në arsim, ekonomi dhe në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës është i një rendësie të veçantë.”, /Arbresh.info