Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me deputetin Labinot Tahiri, i cili gjatë javës së kaluar është dorëhequr nga postet në Aleancën Kosova e Re.
Takimin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se e vlerëson lartë angazhimin e deputetit Tahiri.
Ai ka shtuar se në këtë takim kanë biseduar për tema të rëndësishme të vendit, që janë brengë e qytetarit.
‘Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë”.
“E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve’, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, u bë i famshëm falë aktivitetin të tij si këngëtar që merrej kryesisht me muzikë tallava. /arbresh.info/
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...