Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se në takimin e 4 shtatorit shkohet për njohje.
Ajo është shprehur se, sa herë që Kosova është ulur në tavolinën e njëjtë me SHBA-të, ka dalur fitimtare.
“Siç e thash po shkojmë për marrëveshje finale me njohje reciproke, e ku këtu kemi unitetin e jo vetëm të partive në koalicion, por edhe të opozitës, sepse ka kaluar kohë e gjatë kur Kosova e kërkon këtë. Serbia të bëjë kompromis se Kosova ka bërë shumë deri tash. Sa herë që jemi ulur në një tavolinë me SHBA, kemi fituar, duhet përkrahur kryeministri Hoti. I bëj thirrje edhe opozitës që ky proces të përmbyllet, sepse po e mban peng Kosovën tash e një kohë të gjatë Kushtetuta e Serbisë “, deklaroi ajo për Expose.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...