Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për varrimin e një gruaje me nacionalitet serb, e cila kishte vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Haradinaj-Stublla ka thënë se një veprim i tillë tregon ekzistimin e përhershëm të harmonisë ndër-etnike dhe ndër-fetare. Kryediplomatja këto komente i bëri në llogarinë e saj në ‘Twitter’.
“Njoftimi i kryetarit të Komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për bashkë-organizimin me Bashkësinë Islame të Kosovës për ceremoninë e varrimit të një gruaje me nacionalitet serb, e cila vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, dëshmon harmoninë e vërtetë ndër-etnike dhe ndër-fetare, e cila gjithmonë ekziston në Kosovë”, ka shkruar ajo.
E lidhur me këtë, ka reaguar edhe BIK’u, teksa ka thënë se harmonia dhe toleranca janë vyrtyte të shqiptarëve.
“Këtë përgjegjësi (varrimin e gruas me nacionalitet serb) e mori Këshilli i Bashkësisë Islame e cila në bashkëpunim me Komunën organizoi komplet ceremoninë e varrimit, duke dëshmuar edhe njëherë se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame.
Lidhur me rastin, fillimisht njoftoi i pari i Komunës së Prishtinë, përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, është thënë në njoftimin e Ahmetit.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...