Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka reaguar pas tërmetit që goditi edhe sot Kroacinë, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, dhe solidaritet të plotë me Kroacinë dhe popullin mik kroat.
Ministrja Haradinaj-Stublla është shprehur se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Kroacisë në këtë kohë të vështirë për popullin kroat dhe qytetarët e prekur atje, dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj për çfarëdo që konsiderohet e nevojshme në këto momente.
Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se ajo, ashtu sikurse gjithë populli i Kosovës, janë thellësisht të trishtuar dhe tronditur me lajmet për përsëritjen e tërmeteve në Kroaci, dhe me pasojat që lanë pas fatkeqësitë natyrore gjatë dy ditëve të fundit atje.
“Si institucione dhe si popull shprehim solidaritetin tonë të thellë me qytetarët e Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ketë sa më pak pasoja të tjera”, thuhet në reagimin e Ministres Haradinaj-Stublla, e cila në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qeverisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e plotë për çdolloj ndihmë që Kosova mund të ofrojë në këtë kohë.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...