Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është prezent në ndeshjen Kosovë-Bjellorusi e cila po zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shfaq mbështetjen ndaj kombëtarës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Sonte si dhe çdoherë tjetër në mbështetje të djelmoshave tanë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës, sonte do të zhvilloj ndeshjen e fundit në garën për kualifikimet për Kampionatin evropian “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani.
“Dardanët” gjendet në pozitën e katër me 11 pikë , ndërsa kreun e tabelës së grupit I e kryeson Rumania me 19 pikë dhe Zvicra gjendet në pozitën e dytë me 17 pikë, kurse Izraeli në pozitën e tretë me 12 pikë dhe Andorra në pozitën e fundit me vetëm 2 pikë./Arbresh.info/
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...