Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka apeluar tek aleatët tanë që të mbështesin Kosovën për avancimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Kjo kërkesë e Haradinaj vjen pasi Kosova sot është në agjendën e AP të NATO-s për statusin e vendit tonë në këtë organizatë, përcjell Arbresh.info
“Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info
Lexo edhe:
Mbledhja e AP-së të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës
Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i...
Një i ndaluar pas të shtënave pranë fushës së golfit ku po l...
Uzuni shënon gol në barazimin e Granadas
Pasi mbështeti publikisht Kamala Harrisin, reagon Donald Tru...
Urgjenca Kombëtare, Rama: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780...
Manastirliu: Këtë vit u hapën 25 shkolla të reja