Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur zullumqar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se vendimet në sferën e ekonomisë, sigurisë e arsimit, të dialogut e marrëdhënieve me aleatët, janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin.
Sipas tij, pozicionimi i gabuar të parit të qeverisë do ta rikthej temen e Asociacionit.
“Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut. Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati ta shohë Serbinë së sa Kosovën. Veç Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së deklaroi se veç shefi i qeverisë ka arritur që ta shndërrojë xhelatin në viktimë./arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...