Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në zyrat e Aleancës Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Mathisen ishte i shoqëruar ngaFredrik Onstad, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, si dhe nga Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën euroatlantike të vendit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
Haradinaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Norvegjisë në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.
“Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës,” përfundoi Haradinaj.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin