Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41 për qind për shëndetësinë qysh në vitin e parë të qeverisjes.
Haradinaj ka thënë se me programin që ofron AAK me partnerët e koalicionit, do të vendoset standard i ri në kujdesin shëndetësor, transmeton Klankosova.tv.
“Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”, tha Haradinaj.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...