Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj theksoi se kjo ngjarje bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe se është një moment ku shfaqen uniteti dhe vlerat e përbashkëta.
Sipas kreut të AAK-së, është me rëndësi që Kosova të jetë prezente në këtë ngjarje, sepse sipas tij riafirmohet partneriteti me SHBA-në.
“Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ndër të tjera Haradinaj.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...