Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i heroin kombëtar Isa Boletini, në përvjetorin e rënies së tij.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e kontributit të Boletinit për lirinë e Kosovës.
“Isa Boletini është një emër që historia do ta mbajë në kujtesë kudo ku ka shqiptarë. Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë. Por ai guxoi një shekull para nesh, guxuan ata para tij dhe guxuan edhe pas tij. Gjithçka kulmoi kur UÇK-ja përjetësoi ëndrrën e tij dhe të çdo shqiptari, Kosovën e lirë. Sot, në përvjetorin e rënies së tij, përkulemi me nderim para veprës së tij. I përjetshëm.”, ka shkruar Haradinaj.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...