Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga komisioni për Buxhet dhe Financa.
Haradinaj ka thënë se izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrëshëm dhe miratimi i këtij ligji do të jetë një ndihmë e madhe për ekonominë.
“Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë”.
Ai tha se Kosova duhe të orientohet drejt rimëkëmbjes për ta kaluar këtë krizë.
“Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes. Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë”.
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Ish-opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për refo...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...