Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër, ishte takimi miqësor me shqiptaren nga Kosova më të famshme, Rita Ora, “që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.
Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.
Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.
Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi.
Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!
Our golden Rita Ora. Thank You!

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...