Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili dje nuk mori pjesë në takimin e liderëve politik i thirrur nga Albin Kurti, tha se nuk ka pse të takohet me Kurtin sepse sipas tij, ai po bënë lojë.
Ai situatën aktuale e quajti të rëndë, duke thënë se Kurti e ka ndarë mendjen, sipas tij, të vazhdojë të keqen.
“Është një situatë tepër e rendë për vendin, ky e ka ndarë mendjen të vazhdojë të keqen. Është problem me këtë njeri. Unë nuk kam pse të takohem. Ai po bënë lojë. Shiheni, ne ishim këtu në seancë, e kërkuam një konsultë para seancës pardje e nuk erdhi në takim te kryesuesi që është i partisë së tij. Që është Dehari. Aty shihet që ai nuk e ka qëllimin të zgjidhë problemin, por vetëm të bëjë më keq”, tha Haradinaj./rtk
LEXO EDHE:
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin