Në këtë takim Haradinaj deklaroi se është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët.
Postimi i plotë:
Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.
RH
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...