Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me Busch ka diskutuar për bllokadën institucionale në vend, zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.Ai theksoi se Aleanca është e përkushtuar të japë kontribut aktiv për tejkalimin e situatës dhe rikthimin e Kosovës në kursin euro-atlantik.
“Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik’’, shkroi Haradinaj. /Arbresh.info/
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...