Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar veteranët e luftës së SHBA-së me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin e tyre, përcjell Arbresh.info.
“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, nderojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin e tyre, një shërbim që kontribuoi për lirinë dhe paqen në botë, dhe që ndihmoi në realizimin e ëndrrës tonë shekullore për liri”, ka shkruar Haradinaj.
“Si popull që aspiron lirinë, Kosova, e ndërtuar mbi sakrificën dhe flijimin, qëndron përkrah aleatit të përjetshëm, Amerikës. Në këtë rrugëtim të përbashkët, synojmë të anëtarësohemi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’u shndërruar në garantues të paqes e sigurisë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...