Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u ka kushtuar një shkrim të gjithë mërgimtarëve kosovarë.
Në Facebook, Haradinaj thotë se Kosova ka nevojë për diasporën, siç edhe ajo e ka mbajtur Kosovën gjallë në zemër, shkruan Arbresh.info.
Pos tjerash, ai tha se zëri, besimi dhe angazhimi i mërgimtarëve, u duhet gjithmonë.
Shkrimi i plotë i Ramush Haradinaj:
Rrugëtimi i mërgimtarëve
Atdheu ju mban me vete, kudo që shkoni.
E kam ndjerë gjithmonë peshën e mallit tuaj dhe forcën e dashurisë suaj për Kosovën.
Prej një shekulli, brez pas brezi, keni nisur rrugëtimin me një copë zemre të lënë në pragun e shtëpisë.
Ndoshta askush s’e di saktë se cili brez e filloi këtë udhëtim, sepse mërgimi juaj nuk është thjesht histori largimi. Është histori sakrifice, për jetën, për lirinë.
E mbaj në mend ndjenjën e mëngjeseve të hershme dhe mbrëmjeve të vona, në dhomat e ngushta të podrumeve dhe banesave, kudo në Evropë, ku malli për vendlindjen ziente me zërat e familjes, që i dëgjonim shumë rrallë me telefonat e kohës.
Vetëm mirëqenia e familjes nuk mjaftonte, andaj shumë prej jush e ndryshuan rrugën, nga rruga e punës, në rrugën mes maleve, për ta sjellë lirinë që sot e gëzojmë. Rrugëtimi ishte i atyre që luftuan e u angazhuan, i dëshmorëve e i heronjëve të cilët Kosova e shqiptaria gjithmonë i nderoi.
Rrugëtimi juaj nuk është i thjeshtë.
Ai fillon te gjyshi, kalon te babai, te i biri, e sot te nipi që po rritet për ta dashur Kosovën si familja e tij.
Krejt jeta e mërgimtarit është rrugëtim.
Krejt historia e tyre është rrugëtim.
Dhe secili prej jush e mban në zemër një pjesë të atdheut, kudo që jeton.
Faleminderit gjyshërve e baballarëve, faleminderit krejt brezave që se harruan vendlindjen.
Se harruan gjuhën e si harruan traditat.
Ju e doni Kosovën, më shumë se sa fjalët që mund ta tregojnë.
Dhe unë, si njëri prej jush dikur, e di se çdo hap që e bëjmë përpara, është edhe falë jush.
Prandaj, zëri juaj, besimi juaj dhe angazhimi juaj, na duhen gjithmonë.
Kosova ka nevojë për ju, siç edhe ju e keni mbajtur Kosovën gjallë në zemrat tuaja.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...