Haradinaj: Masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal

12:28 | 15 Janar 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal.

Ai ka uruar që një masakër e tillë të mos u ndodhi asnjë populli.

“Masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal, që shënoi momentin vendimtar të kthesës, gjatë luftës sonë për liri e pavarësi. Le të mbetet ky krim, në kujtesën historike me uratën që mos t’i ndodh asnjë populli, ajo që ju ndodhi shqiptarëve në fund të shekullit njëzet. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara