Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se pjesë e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që i tashmë i obligon të bëjnë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
“Puna e palodhshme dhe e mbështetur në fakte e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, argumentet e të cilëve ndihmuan shumë lidershipin politik për të marrë vendime të duhura shtetërore, e veçmas puna e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vjet.
Pjesë e marrëveshjes së ratifikuar është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që na obligon të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...