Buzëqeshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres serbe, Ana Bernabiq gjatë takimit në një Samit në Londër ngjalli reagime të shumta në vend.
E ky veprim u përmend edhe sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Shefi i Grupit Parlamentar të, AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga Kurti të kujtoj atë që bënë përfaqësuesit serbë në Kosovë teka tha ‘kryeministër pse i buzëqeshe Bernabiqit’.
“Kush më mirë se kryeministri Kurti i njeh më mirë udhëheqësit serbë që sot e udhëheqin Serbinë, nëse ky e ka mbi peshën e trupit të vet dhe qindra e qindra të burgosurve të cilët u torturuan pa mëshirshëm nga të njëjtit njerëz që sot kemi në Serbi atëherë kryeministër pse i buzëqeshe Bernabiqit. Mos e largo taksës sepse nëse e mbani atë ne si opozitë ne do të jemi me ju”, ka thënë ai.
Haradinaj i ka kujtuar Kurtit edhe protestat arrestimit që dikur bënte VV kundër mallrave serbe
“Mban mend kryeministrin Kurti dhe kauzën e tij shumë vjeçare, rrotullimin e kamionit, protesta e përgjakshme, humbje dhe burgosje të aktivistëve të gjitha këto pengimin e barkodit të Serbisë që i jepte Serbisë miliona euro në vit nga buxheti i varfër i Kosovës” , ka thënë ai./arbresh.info/
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë