Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shkruar se situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kryeministri Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli, përcjell Arbresh.info.
“Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë. Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit. Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
Arifi demanton deklaratën e Ardita Sinanit: Presheva nuk ka ...
Milani mposht Cagliarin
Meloni pret Ramën: Italia do të mbështesë fuqishëm integrimi...
Ministrja e Jashtme: Këtë herë s’mund t’i kthehemi dialogut ...
Petkoviq mohon se Radoiçiq gjendet në spitalin ushtarak në B...
Kurti e Gërvalla takohen me Korin Diplomatik, kërkohet të dë...