Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si kryeministër ka arritur që ta orientojë procesin e dialog me Serbinë në rrugë të duhur.
Sipas tij, “ne si shtet sovran i kishim dërguar këto vendime në tavolinë te Mogherini e Vuçiqi në këtë rast edhe presidenti Thaçi. Por siç thot ai, këto vendime i ka hequr nga tavolina dhe i ka sjellë në Prishtinë, Qeveria.
“Kur e kam marr detyrën, Kosova e kishte dorëzuar vendimmarrjen e vet tek të huajt, krejt temat kryesore tonat të këtij vendi për me vendos. Por, ishin parapa që me u vendos në tavolinë, dialog. Ne si shtet sovran i kishim çuar këto vendime në tavolinë te Mogherini, Vuçiqi, në këtë rast edhe presidenti ynë. Pra, Qeveria ka hequr vendimet prej asaj tavoline dhe ka sjellë në Prishtinë për t’i marr Qeveria”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka thënë se është në dëm të Kosovës.
“U folke shumë mundësia me luajt me mexha e me territore, por ju e dini gjatë historisë se sa herë është luajt me mexha në dëm tonin ka ndodhë”, tha Haradinaj.
Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë një takim me strukturat e partisë së tij në Viti, transmeton express.
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...