Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër masave që sapo miratoi Qeveria e Kosovës me synim frenimin e pandemisë, duke thënë se kjo është papërgjegjësi e Qeveria që duhet ta bartin qytetarët, transmeton arbresh.info.
“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve, duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë”.
Tutje Haradinaj ka shkruar se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç, sipas tij, edhe është dëshmuar.
“Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”./arbresh.info/

Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman