Kryeministri Haradinaj falënderoi profesorët e këtyre universiteteve të njohura për organizimin e kësaj konference, që ka për qëllim ngritjen e njohurive të lidershipit dhe menaxhmentit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkathtësive.
“Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me ShBA-në. Mbështetja në shkollimin e të rinjve tanë është një nga fushat kyçe që Qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj shprehu vullnetin dhe gatishmërinë, që kjo eksperiencë të shndërrohet në rrugë afatgjate të bashkëpunimit, duke ua mundësuar fëmijëve tanë, shkollimin cilësor dhe praktikat më të avancuara të lidershipit.
Nga ana e tyre, delegacioni i drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen
dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët./arbresh.info/

Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...